09 shkurt 2010

Evra: Rooney kërkon të bëhet vrasës

Patrice Evra beson se bashkëlojtari i tij te Manchester United Rooney është pjekur në një lojtar egoist, nga i cili përfiton i gjithë ekipi.
Rooney ka shënuar deri tani 27 gola për Manchester United në të gjitha garat, dhe tani luan rolin krucial në skuadrën e djajve të kuq.
“ Rooney kupton se çfarë i duhet ekipit, dhe jemi duke e parë se çfarë lojtar i madh është.”
“ Ai është lojtar i klasit botëror, dhe ai tani duhet të shënojë pasi që Ronaldo ka shkuar.”
“ Ai e ka ndryshuar mentalitetin e tij. Tani ai dëshiron të shënoj, ai dëshiron të jetë vrasës dhe kjo është me rëndësi për ne.”