12 shkurt 2010

E di se prisnin më shumë nga unë

Lukas Podolski pa dyshim se ishte njëri prej dështimeve më të mëdha të këtij sezoni në Bundesliga.
Pasi u rikthyer në Koln nga Bayern Munchen, përfaqësuesi gjerman priste ditë më të mira në klubin në të cilin ishte rritur si profesionist.
Por, ndodhi e kundërta: sulmuesi gjerman theu rekord negativ, duke i munguar goli në shumë ndeshje.
“E di se është pritur më shumë nga unë këtu në Koln”, është shprehur Podolski, që së bashku me Miroslav Klosen, janë sulmuesit kryesorë në përfaqësuesen gjermane.