08 shkurt 2010

Dy javë moslojë për Toure

Yaya Toure do të mungojë 10 ose 15 ditë, pasi është lënduar në ndeshjen kundër Getafes.
Marca njofton se mesfushori i Barcelonës ka lënduar muskulin e këmbës së majtë, ashtu që u desh të largohej në pjesën e dytë të lojës.
Barcelona do të ketë probleme të mëdha defensive në ndeshjen kundër Atletico Madridit, pasi që Dani Alves, Rafael Marquez dhe Gerard Pique nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola