10 shkurt 2010

Dunga: Aktualisht Ronaldinho nuk është në planet e mia

Gjithnjë e më pak gjasa ka që përzgjedhësi i i Kombëtares braziliane Carlos Dunga në Kampionatin Botëror Afrika e Jugut do ta ftojë yllin e Milanit Ronaldinhon."Ai në këto momente nuk gjendet në planet e mia ", ka thënë Dunga. Kreatori lojës së rossonerëve nuk figuron në emëroren e futbollistëve për ndeshjen miqësore kundër Irlandës që do të zhvillohet më 2 mars në Londër. Kjo ndeshje do të duhej të ishte prova e fundit në prag të përgatitjeve për Botërorin 2010. "Të gjithë kanë gjasa që të gjenden në Botërorin e ri, ndërsa neve na duhet të bëjmë analizën dhe të vendosim për më të mirët dhe ata që duhen. Kështu si tash qëndrojnë gjërat, Ronaldinho nuk përputhet në planet tona. Ju gazetarët keni dëshirë që të gjenden emra të fortë të futbollit, mirëpo për mua të tillë për mua nuk ka. Nuk dëshirojmë të krijojmë probleme të reja ", ka theksuar Dunga. Ronaldinho për herë të fundit për Brazilin ka luajtur në prill të vitit 2009.