16 shkurt 2010

Drogba: Unë dhe Rooney jemi të ndryshëm

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, nuk i pengon pse e krahasojnë me sulmuesin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, megjithatë lojtari nga Bregu i Fildishtë thotë se është i ndryshëm nga anglezi.
Këtë sezon, të dy sulmuesit janë në formë të shkëlqyer dhe njëherit janë në garë për golashënuesin më të mirë, kurse skuadrat e tyre po luftojnë për titullin e Ligës Premier, ndërsa shpesh është shtruar çështja se cili është futbollist më i mirë.
“Nuk më pengon ajo që njerëzit na krahasojnë të dyve. Nuk besoj se ekziston lojtari më i mirë”.
“Ndoshta mund të jesh më i mirë në një kohë të caktuar, por herën tjetër do të jetë dikush tjetër. Rooney është i jashtëzakonshëm, por ne jemi futbollistë të ndryshëm”, ka deklaruar Drogba.