12 shkurt 2010

Donovan nuk mbetet në Everton

Ka zbarkuar vetëm një muaj më parë në Angli, por Landon Donovan duket se do t’i bëjë gati valixhet. Futbollisti i ri i Everton do të qëndrojë vetëm 6 muaj si huazim në Britani, ndërsa vjen nga ekipi Los Angeles Galaxy.
Menaxheri i Toffees, David Moyes, duket skeptik për mbetjen eventuale të sulmuesit amerikan edhe për një sezon.
“Nuk mendoj se do të mbetet me ne. Qe një kohë të shkurtër ai e ka vazhduar kontratën me Galaxy. Jemi marrë vesh për një huazim”, tha Moyes.