08 shkurt 2010

Diego: Nuk jemi të aftë të shënojmë gola

Diego, mesfushorë i Juventusit ia ka hedhur fajin vet skuadrës për rezultatet e dobëta që po shënon tashmë e disa javë. Ata të shtunën mbrëma luajtën baras 1:1 me skuadrën e Livornos. “Duket se nuk jemi të aftë të shënojmë gola dhe t’i konvertojmë të gjitha rastet që i krijojmë, por kjo është ajo që duhet të bëjmë. Është e vërtetë se vuajtëm në pjesën e parë, por u përmirësuam dukshëm pas pushimit. Por neve na duhet një fitore. Nëse nuk fiton është vështirë dhe asgjë nuk ndryshon, ky është problemi. Personalisht, nuk mendoj se po e kam më vështirë në Itali, është një problem i përgjithshëm. Ndjehem mirë, por nëse nuk fitojmë, gjërat vështirësohen edhe më shumë. Duhet të punojmë më shumë”, tha Diego.