09 shkurt 2010

Diego: Na duhet një fitore

Diego mendon se një fitore e vetme do t’i kthente gjërat në drejtim të duhur te Juventusi.

Edhe pas ardhjes së trajnerit të ri, bardhezinjtë nuk po i përmirësojnë rezultatet, ndërsa mesfushori brazilian mendon se pasi të shënojnë fitore, suksesi i Bianconerëve do të marrë kah tjetër.

“Jam optimist. Duhet të jemi. Po shoh shenja të përmirësimit. Sikurse edhe të tjerët, nuk po arrij të shënoj gol. Por ndjehem mirë. Lëviz mirë me edhe pa topin, ekzekutoj gjuajtje të lirë, krosoj. Kjo është puna ime, të asistoj për kolegët e mi dhe të luaj për skuadrën”.

“Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që e kemi bërë edhe javën e kaluar, të punojmë intensivisht me buzëqeshje në fytyrë. Psikikisht duhet të jemi të fortë”, ka thënë Diego.