04 shkurt 2010

Diego Alves, pasardhës i Dudekut

Real Madrid është në kërkim të një portieri të ri, për sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes spanjolle Marca, plani i klubit spanjoll është që ta zëvendësojë portierin polak Jerzy Dudek (në skadim të kontratës) me Diego Alves, si rezervë të Iker Casillas.
Portieri Alves ka kontratë me Almerian deri në vitin 2012, ndërsa klauzola e shkëputjes së kontratës së tij kushton 15 milionë euro, trefishi i shumës që është i gatshëm të shpenzojë presidenti i madrilenëve, Florentino Perez.