06 shkurt 2010

Denis refuzoi ofertat

Menaxheri i sulmuesit të Napolit, German Denis, ka bërë të ditur se klienti i tij ka refuzuar oferta nga Anglia, Argjentina dhe Spanja, për të mbetur në klubin italian. Denis kaloi një sezon të vështirë në San Paolo, pas transferimit nga Independiente, më 2008, por prapë zgjoi interesim të madh gjatë verës. “Denis kishte mundësi të largohej nga Napoli, para fillimit të këtij sezoni. Ai ishte i kërkuar në Argjentinë, por edhe nga klube angleze dhe spanjolle. Por, ai vendosi të mbetej në Napoli, sepse ishte i bindur se do të paraqitej mirë në këtë ekip”, tha menaxheri Leo Rodriguez.