16 shkurt 2010

Del Neri: Mund të luftojmë për Championsin

Pas fitores së katërt rradhazi, tekniku i Sampdorias ka bërë të qarta objektivat e tij: “Tani kemi rigjetur ekuilibrin tonë. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të synojmë për të arritur objektiva të rëndësishëm.
Kasano? Aktualisht është i dëmtuar, kur të rekuperojë do të jetë një armë më shumë për ne. Tani më duhet një sulmues me më shumë forcë fizike dhe Poci po luan shumë mirë. Kundër Interit do të duhet të japim maksimumin”, ka thënë Del Neri.