06 shkurt 2010

Deco: Titulli vendoset në mes Chelseat dhe United

Mesfushori i Chelseat, Deco, thotë se titulli i këtij sezoni do të vendoset në mes të Chelseat dhe Manchester United.
Mesfushori portugez e ka përjashtuar Arsenalin nga gara, në prag të takimit të nesërm në Stamford Bridge.
“Lëndimet prekin shumë ekipe dhe mendoj se edhe ata kanë probleme të vërteta ku mungesa e Robin van Persiet ka dalë të jetë një faktor i rëndësishëm”, thotë Deco.
“Lojtarët e tyre të rinj kanë qenë sensacional, por ata ende nuk kanë shfrytëzuar shanset e tyre për të qenë kampionë. United, për shembull, ka lojtarë shumë më me përvojë dhe që është e rëndësishme në këtë shkallë të sezonit.
“Andaj është normale që gara të jetë në mes të United dhe Chelsea. Parashikimet e bëra në verë po realizohen”, ka shtuar portugezi.