05 shkurt 2010

De la Penja, operacioni vendimtar për karrierën

Mesfushori i Espanjolit, Ivan de la Penja, do t’i nënshtrohet një ndërhyje kirurgjikale për të shpëtuar nga problemet muskulare në këmbën e majtë, të cilat mund t’i kushtojnë vazhdimësinë e karrierës. “U përpoqëm të bënim gjithçka për të shmangur operacionin, por gjërat nuk shkuan si duhet. Thika është zgjidhja e vetme dhe pastaj të shohim nëse do të jem në gjendje të luaj sërish”, - tha 33-vjeçari. De la Penja, gjatë karrierës së tij, ka luajtur me Barcelonën, Lacion, Olimpikun e Marsejës dhe iu bashkua Espanjolit në vitin 2002. Ai ka luajtur pesë ndeshje me kombëtaren spanjolle.