12 shkurt 2010

De Biazi: Kemi nevojë për pikë

“Barazimi i Interit mund t’i ketë karikuar, por ne na duhen pikë”. Këto kanë qenë fjalët e Xhiani de Biazit në prag të ndeshjes së “San Siros” kundër Milanit, ku Udineze ka fituar javën e kaluar në Kupën e Italisë: “Për të siguruar qëndrimin në Serinë A duhet të japim maksimumin në fushën e lojës, pavarësisht se kush është kundërshtari jonë, edhe nëse quhet Milan. Di Natale? Shpresoj të mos ndalet më deri në fund, do të na udhëheqë si një kapiten i vërtetë”, ka përfunduar De Biazi.