06 shkurt 2010

Crouch synon FA Cup

Sulmuesi i Tottenhamit, Peter Crouch, ka theksuar se ekipi synon të fitojë FA Cup, gjatë këtij sezoni. Tottenham në mesjavë siguroi kalimin në rrethin e pestë të garës. Chelsea është i vetmi rival i fuqishëm tradicional në garë dhe finalja në Wembley është objektiv real për Tottenhamin. “E dimë se shumë ekipe të mëdha tashmë janë eliminuar, andaj do të synojmë të shkojmë në finale. Dhe ndoshta edhe të fitojmë. Kemi kualitet të mjaftueshëm në ekip”, deklaroi Crouch