14 shkurt 2010

Claude Puel: Nuk mendoj për Ronaldon

Trajneri i Lyonit Claude Puel beson se Real Madridi ka më shumë aftësi se sa të varet nga Ronaldo për të rrezikuar skuadrën e tij në sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve.
Skuadrat takohen në Stade Gerland në martën mbrëma, në një fazë në të cilën Real Madridi ka dështuar të kualifikohet që pesë vite radhazi.
“ Unë nuk do të mendoj për Ronaldon, sepse ka më shumë lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Karim Benzema, Kaka, Higuain, ata kanë aq shumë potencial sa që smund të ndaj individë.”
“ Për ne do të ishte mirë ta shihnim përsëri Benzemën në Lyon. Mendoj se ai po luan mirë. Ishte me rëndësi që ai u largua për tu rritur në nivel ndërkombëtar.”
“ Ka shkuar në një klub me plot personalitete dhe do të duhet të luftoj për një vend në atë ekip. Kjo është e re për të.”
“ Mendoj se duhet ti japim vetes më shumë mundësi në ndeshjen e parë. Ne nuk do të dorëzohemi, dhe ne do të krijojmë raste si në Lyon ashtu dhe në Madrid.” Deklaroi Puel.