10 shkurt 2010

City mposht Boltonin

Manchester City ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Bolton Wanderers, në kuadër të xhiros së 26-të të Ligës Premier.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga sulmuesi në top-formë i ‘pasanikëve’, Carlos Tevez, i cili realizoi nga pika e bardhë (31’).
Epërsinë e dyfishoi sulmuesi tjetër, Emmanuel Adebayor, i cili shfrytëzoi një krosim të Patrick Vieiras për ta mposhtur portierin Jaaskelainen (73’).
Pas kësaj fitoreje, City ngritët në pozitën e pestë me pikë të barabarta me Liverpoolin që mban pozitën e katërt në tabelë