05 shkurt 2010

Çigrinskij pranon vështirësitë me përshtatjen

Dmitri Çigrinskij ka pranuar se e ka pasur më të vështirë sesa mendonte përshtatjen e tij te Barcelona, por vazhdon të jetë i bindur se do të jetë i suksesshëm në “Kamp Nou”. Mbrojtësi ukrainas tha: “Nuk e prisja të ishte kaq e vështirë, në momentin që vendosa të firmosja për këtë klub. Nuk jam përshtatur mirë, por asgjë s’ka mbaruar dhe besoj se do ta fitoj këtë sfidë.” Çigrinskij u ble për 25 milionë euro nga Shakhtjor Donjecku, verën e kaluar. Gjithsesi 23-vjeçari ka luajtur vetëm nëntë ndeshje gjatë këtij sezoni. Në një prej tyre, atë ndaj Seviljes, ai u kontestua masivisht nga tifozët e Barcelonës.