05 shkurt 2010

Chelseat i hiqet ndalesa e transferimeve

Gjykata Evropiane e Arbitrimit për Sport (CAS) e ka “shpallur të pafajshëm” klubin e Chelseat për akuzën kinse ka nxitur mesfushorin e Racing Club de Lens, Gael Kakuta, që të largohet nga skuadra. Kështu që, rreziku për të mos transferuar lojtarë në dy afate kalimtare, tashmë nuk ekziston.
Sipas CAS, kontrata ndërmjet lojtarit dhe Lensit nuk kishte qenë valide, ashtu që Chelsea nuk mund të jetë fajtor për prishjen e një kontrate, që në fakt nuk ka qenë e vlefshme.
Për këtë arsye, sanksionimet e parapara nga FIFA ndaj Chelseat dhe lojtarit Gael Kakuta tërhiqen