08 shkurt 2010

Chelsea ndjek Agueron dhe Riberyn

Sipas tabloidin anglez, Sunday Mirror, Chelsea është e gatshme të ofrojë 60 milionë funta për të përforcuar repartin sulmues, gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjiganti londinez thuhet se planifikon të paraqesë oferta për sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery pas heqjes së embargos së transferimeve, javën e kaluar.
Chelsea për një kohë të gjatë është spekuluar se mund të transferojë yllin argjentinas dhe atë francez, të cilët priten të largohen nga klubet e tyre në fund të këtij sezoni.