05 shkurt 2010

Champions + La Liga = 1 milion euro

“Ma sillni Ligën e Kampionëve”. Florentino Perez dëshiron sukses në finalen e Madridit: gati gjysmë milion euro për çdo futbollist, në rast të triumfit në Ligën e Kampionëve dhe gati një milion euro, në rast të suksesit të dyfishtë.
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është i gatshëm të shpenzojë një maksi-premi për t’i shtyrë futbollistët që ta japin maksimumin në Evropë dhe në kampionatin spanjoll.
Këto shifra i ka dhënë e përditshmja spanjolle, Marca, sipas së cilës, të enjten janë takuar udhëheqësit e klubit madrilen me kapitenin Raul, dhe lojtarët tjerë si Guti, Casillas e Ramos, të cilëve u është treguar oferta e majme e presidentit Perez. Pra, një milion euro për kokë nëse e fitojnë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan – ofertë e papërsëritshme.