12 shkurt 2010

Capello i mahnitur me Rooneyn

Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë, Fabio Capello, është mahnitur me futbollistin e Manchester Unitedit. Capello deri më tash ka stërvitur shumë yje e kampion, por me stërvitjen e sulmuesit Rooneyt është mahnitur. Capello në një intervistë për “Sky Sport”, ka thënë me bindje se Rooney është një nga më të mëdhenjtë që ka pasur nën urdhërat e tij. “Rooney është një nga talentet më të mëdhenj që kam stërvitur. Mendoj se është i ngjashëm me Raul. Është me të vertetë një futbollist i rëndësishëm për një skuadër. Çdo herë që stërvitet do të mësojë diçka të re. Kërkon të qëndrojë në fushë gjatë gjithë kohës sepse për të, kjo është vërtetë e rëndësishme”, tha Capello.