09 shkurt 2010

Cannavaro: Është turp...

Fabio Cannavaro, futbollist i Juventusit është i dëshpëruar edhe me barazimin që ka arritur skuadra e tij si mysafirë me Livornon. “Sistemi gjithmonë varet nga ajo se si ju i drejtoheni ndeshjes dhe nga shpirti me të cilin luani. Ne u përpoqën me këtë taktikë për të parën herë. Kishte aspekte pozitive dhe negative. Kjo është vetëm një prej gjërave negative dhe duket se ne nuk mund të fitojmë për momentin. Këtë e kemi pasur në dhjetë ndeshjet e fundit. Është turp pasi dhamë gjithçka gjatë javës. Gjithmonë kam thënë se e vetmja zgjidhje është puna e palodhshme. Po ashtu shpresojmë të rikthehen disa futbollistë, pasi vërtet mungojnë shumë”, tha Cannavaro.