18 shkurt 2010

Cana: Arsenali më ka kërkuar si 16-vjeçar

Në prag të takimit të vikendit kundër Arsenalit, kapiteni i Sunderlandit, Lorik Cana, ka konfirmuar se ai ka mundur të luajë për Topçinjtë.
“Jam ftuar nga Arsenali për prova kur kam pasur 16 vjet, por nuk mund të vija për shkak të problemeve me vizën”.
“Nuk kam mundur t’i kompletoj letrat e duhura. Kur jeni refugjat në një vend, nuk mund të largoheni nga ai”.
“Shkova në ambasadë dhe kërkova viza, por ishte e pamundur. Por fati i secilit është i ndryshëm, i imi ishte të shkoj dhe të luaj në Francë, dhe isha i lumtur që e bëra këtë”, ka thënë Cana./