16 shkurt 2010

Bufon, nga “Supermen” në portier i mirë

Gabimi që bëri ndaj Xhenoas, nuk është i vetmi për numrin një të bardhezinjve

Dino Zof thoshte dikur që një portier i mirë nuk duhet të pranojë se ka bërë një gabim as përballë asaj që duket në të vërtet. Pas paraqitjes negative kundër Xhenoas, Bufoni u shfry, duke folur në televizor për gafën e tij, në golin e dytë të Rosit dhe për këtë meriton përgëzime, por thelbi i deklaratave të tij, tregon që portieri bardhezi, e ka marrë lehtë këshillën e të madhit Dino. “Nuk e kam mësuar publikun juventin me gabime të tilla, - deklaroi ai pas ndeshjes.

- Është gabimi i parë që bëj në këtë sezon”. Është e qartë që një portier di saktësisht të vlerësojë kur gabon ose kur nuk gabon. Bufon nuk mund të mos jetë i ndërgjegjshëm që ka bërë edhe gabime të tjera, ndaj është e qartë që ka shfryrë! Pohimi i tij ama është i diskutueshëm, para së gjithash sepse vjen nga ai, i cili vazhdon të konsiderohet si portieri më i mirë në botë, sipas “IFFHS”-së të paktën (Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll), që merr në konsideratë parametra shumë statistikorë dhe pak teknikë, duke penalizuar kështu figura të paharrueshme si Zof, Shmajkel, Majer, Pfaf, Prudhom, përfshirë këtu Lev Jashinin dhe Banskin.

Atëherë mirë, duke e pranuar sfidën mund të bazohemi tek parametrat statistikorë-numerikë, duke llogaritur ndërkohë edhe ata teknikë, për të treguar që “IFFHS”-ja gabon dhe që Bufoni e di që ka thënë një gënjeshtër duke analizuar çdo ndeshje, dhe duke i parë cilët dhe sa janë për çdo ndeshje, gabimet e portierit “axurr” të kombëtares së Lipit, thuajse gjithnjë janë shpëtuar në gjykimet e një shtypi, i cili e ka të vështirë “të sulmojë” një “emër të madh” si Xhixhi me një respekt të tepruar… Bufoni nuk është “i pavdekshëm” në aspektin sportiv, edhe ai një ditë (është 32 vjeç) do të bjerë pre e gabimeve personale dhe të moshës.