15 shkurt 2010

Bruno Alves: Duhet ta bllokojmë Fabragasin

Mbrojtësi i Portos, Bruno Alves, thotë se cak i tyre në takimin e Ligës së Kampionëve përballë Arsenalit do të jetë kapiteni Cesc Fabregas.
Dy ekipet do të takohen nesër në stadiumin ‘Estadio do Dragao’ në 1/8 e finales së garës evropiane, dhe Alves beson se nëse ata arrijnë ta pengojnë Fabregas të ketë ndikim në ndeshje, do të prishin shanset e Arsenalit.
“Është Cesc Fabregas i cili veçohet për kualitetet e tij, loja e tij sulmuese, mënyra se si imponon tempon e tij. Ai pa dyshim është lojtari më i mirë i Arsenalit. Andaj duhet ta shfuqizojmë atë”, ka thënë Alves