10 shkurt 2010

Borrielo: Besoj te thirrja e Lipit

Me një lojtar më pak, mundësitë janë më të mëdha. Pas derës së mbyllur nga Lipi për lojtarët me origjinë jo-italiane (më saktë, për Amaurin), sulmuesit italianë që synojnë të sigurojnë një vend tek Italia mund të ndihen pak më të lehtësuar. Dhe kanë më shumë besim, ashtu si Marko Borrielo: “Deklarata e trajnerit është një arsye më shumë për të besuar.
Por jo vetëm për mua, edhe për të tjerët që janë në garë për një vend. Eshtë një stimul i bukur”. Qendërsulmuesi i Milani është vlerësuar në Milano si sulmuesi më i mirë i 2009-s (bashkë me Militon dhe Pelisierin) dhe kur është pyetur nëse tek Italia ka vend edhe për Kasanon, ka thënë se: “Eshtë një kampion, po kalon një moment të vështirë, dhe për më shumë, pa të Sampi po fiton”. Sulmues të rinj, sulmues që nuk shënojnë.
Si ata të Milanit në tri ndeshjet e fundit (vetëm një gol, dy pikë), që po shkojnë drejt një cikli shumë të vështirë: të premten është Udinezia, që i ka eleminuar kuqezinjtë në Kupën e Italisë, të martën ndeshja e parë e Championsit me Mançesterin. Por Borrielo nuk shikon një ekip në rënie: “Shikoj vetëm pak fat të keq dhe pak pasaktësi. Në tre ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur keq. Eshtë vetëm një moment negativ.
Shikoni Romën: ka fituar tri ndeshje në minutat e fundit. Atyre i shkojnë gjërat mirë, ne jo. Mansini? Ka luajtur mirë, nuk luante prej një kohe të gjatë”. Në lidhje me fjalët e Berluskonit që ka thënë se do të kishte qenë më i nevojshëm një sulmues, dhe jo braziliani shprehet: “Nuk janë gjëra që më takojnë, nuk flas. Dhe Mansini është një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Borrielo.