16 shkurt 2010

Bonera nga minuta e parë kundër Unitedit?

Sipas burimeve të Goal.com, mbrojtësi i Milanit, Daniele Bonera, do të startojë nga minuta e parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United.
Këtë sezon, 28-vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje, ndërsa thuhet se Leonardo ka vendosur ta inkuadrojë në krahun e djathtë në vend të Ignazio Abates, duke qenë se Bonera është lojtarë më defensiv dhe mund të ndalë Nanin ose Antonio Valencian.
Më herët është thënë se Bonera mund të zë vendin e Thiago Silvas, i cili ishte i lënduar por pas rikuperimit të brazilianit, Bonera pritet të luajë në krah.
Kështu, sipas Goal.com, mbrojtjen e Milanit pritet ta përbëjnë: Daniele Bonera, Alessandro Nesta, Thiago Silva dhe Luca Antonini.