18 shkurt 2010

Bogdani i dëshpëruar

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Erion Bogdani, ka thënë se është i dëshpëruar për humbjen e Chievos në shtëpi nga skuadra e Sienës. Në qendrën sportive të Chievo Verona, në Veronello, Bogdani në konferencë për shtyp, ka folur për ndeshjen e fundit, të cilën e ka publikuar edhe faqja zyrtare e Chievos, chievoverona.it. Ai sapo e ka marrë një ftesë nga Kombëtarja e tij, është i dëshpëruar për humbjen e fundit në shtëpi kundër Sienës, prandaj në konferencën e organizuar nga klubi italian, ka folur për skuadrën e tij: “Humbjet si kjo e së dielës duhet të na bëjnë të reflektojmë më shumë. Jemi një grup unik, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme”, tha Bogdani.