11 shkurt 2010

Blatter mbron Terryn

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter mendon se zhurma e bërë për skandalin seksual të John Terryt me ish të dashurën e Bridge, Vanessa Perroncel do të kalonte më lehtë në shtetet tjera.
Pos kësaj, Blatter mendon se për këtë ai do të merrte notë pozitive në vendet latine për sinqeritetin e treguar, dhe nuk do të shkarkohej nga detyra e kapitenit.
“ Shiqoni, kjo është një çështje e veçantë në vendet Anglo-Saksone.”
“ Nëse kjo do të ndodhte në, le të themi në vendet latine, atëherë unë mendoj se ai do të përshëndetej për atë veprim.”
Terry ka marrur mbështetjen e plotë nga skuadra e tij pas këtij skandali. Sipas disa burimeve, Terry se shpejti do të udhëtoj në Dubai me gruan e tij për tu çlodhur.
Menaxheri i Anglisë Fabio Capello javë më parë e shkarkoi John Terryn nga detyra e kapitenit, dhe në vend të tij emëroi Rio Ferdinandin e Manchester United.