05 shkurt 2010

Blanc trajneri i ardhshëm i Francës

Raportohet se trajneri i Bordeaux, Laurent Blanc, ka arritur marrëveshje me Federatën Franceze të Futbollit (FFF- Federation Francaise de Football) që të bëhet trajneri i ardhshëm i Francës.
Kontrata e trajnerit aktual Raymond Domenech është e vlefshme deri pas Kampionatit Botëror 2010,dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet nga posti i tij, pasi që tifozët francezë nuk e dëshirojnë në krye të përfaqësueses së tyre.
Presidenti i FFF-së, Jean-Pierre Escalettes, ka përmendur katër emra, të cilët mund ta pasojnë Domenechun: Laurent Blanc, Didier Deschamps, Alain Boghossian dhe Jean Tigana, mirëpo Le Parisien njofton se Blanc tashmë është marrë vesh me drejtuesit e Federatës që të jetë trajner i Les Bleus pas largimit të trajnerit aktual.