04 shkurt 2010

Blanc s’bëhet selektor

Pas presidentit të Federatës franceze të futbollit, Jean-Pierre Escalettes, edhe Laurent Blanc e ka hedhur poshtë mundësinë që në të ardhmen, ai të bëhet selektor i Francës.
“Unë e kam thënë se nuk do të flisja më për këtë punë, por jam i detyruar ta përgënjeshtroj edhe një herë gjithë këtë dhe pikë”, tha trajneri aktual i Bordeaux, me të cilin u shpall kampion i Francës, sezonin e kaluar.
Kohëve të fundit, Blanc shihej si pasardhës i mundshëm i selektorit aktual, Raymond Domenech, pas Botërorit, Afrika e Jugut 2010.