14 shkurt 2010

Benzema i gatshëm për Lyonin, Guti lëndohet

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema është rikthyer me kohë për sfidën me Lyonin të mërkurën, dhe është përfshirë në listën prej 19 lojtarëve të Manuel Pellegrinit për këtë takim.
22 vjeçari vuajti nga një lëndim si pasojë nuk arriti të luaj në fitoren 3-0 ndaj Xerezit në Primera Divisionin spanjoll të shtunën mbrëma, por tani është rikuperuar në kohë për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj ish skuadrës së tij.
Sidoqoftë, Pellegrini duhet të mos llogaris në Gutin, që është lënë jashtë skuadrës për shkak të një lëndimi në legen.
33 vjeçari ishte i lënduar edhe para ndeshjes me Xerezin por nga një lëndim në gju, dhe ky lëndim tjetër i ndarë vjen nga stërvitja e mëngjesit.
Holandezi Van der Vaart mungon ashtu si mbrojtësi gjerman Cristoph Metzelder.
Lista e plotë e skuadrës madrilene:
Casillas, Adan, Arbeloa, Ramos, Albiol, Garay, Marcelo, Gago, Diarra, Lass, Drenthe, Xabi, Granero, Mosquera, Raul, Kaka, Cristiano Ronaldo, Benzema and Higuain.