09 shkurt 2010

Behrami i pakënaqur në West Ham

Valon Behrami mund të largohet nga West Ham United në fund të sezonit, shkruajnë mediat angleze.
The Sun shkruan se West Ham ende duhet t’i paguajë Lazios 2.5 milionë funte për anësorin shqiptar me nënshtetësi zvicerane, edhe pse kanë kaluar një vit e gjysmë nga arritja e tij.
Dhe lojtari mund të shitet për shkak se, siç shkruajnë mediat angleze, edhe familja e tij e ka të vështirë të rehatohet në Angli.
Janë një varg skuadrash të interesuara për të, veçanërisht nga Serie A, ku së fundi Behramin u mundua ta transferojë Palermo./