14 shkurt 2010

Beckham: Rooney po aq i mirë sa Ronaldinho

Mesfushori i Milanit, David Beckham, thotë se ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, është në nivelet e bashkëlojtarit të tij te Rossonerët, Ronaldinho.
Gjatë karrierës së tij, Ronaldinho është shpallur dy herë lojtari më i mirë në botë dhe konsiderohet si lojtari më i talentuar i gjeneratës së tij, ndërsa mesfushori anglez thotë se bashkëkombësi i tij, Rooney, mund të krahasohet me brazilianin.
“Do ta krahasoja Waynen me Ronaldinhon. Unë gjithmonë kam thënë se Wayne është njëri nga golashënuesit më të mëdhenj në futboll. Dhe pikërisht tani ai është duke e dëshmuar këtë”.
“Ai është te një klub i madh si Manchester Unitedi dhe ai e bën atë që di më mirë- shënon gola”, ka thënë Beckham për Sunday Mirror