12 shkurt 2010

Bayerni pret rivalin e vjetër

Bayerni i Munichut më këmbëngulje synon titullin e kampionit në elitën e futbollit gjerman. Bavarezët të shtunën në fushën të veten presin rivalin e vjetër, Dortmundin, në kuadër të javës së 22-të. Karakteristikë është se Bayerni në vitin 2009 dy herë e ka mundur Dortmundin. Ndeshjen e parë në Munich me rezultat 3:1 dhe në Dortmund me shifrat 5:1. Sipas kësaj statistike Bayerni është favorit i plotë. E dhënë tjetër mjaft interesant është se Dortmundi nga viti 2006 në Munich nuk ka mundur të marrë pikë. Në vitin 2006 pikërisht me 13 maj Dortmundi në Munich luajti baras 3:3 dhe nga ajo kohë nuk ka shijuar pikë në fushë të Bayernit. Këtë traditë te keqe të rezultateve pritet Dortmundi ta thyejë në Munich, por që do të ketë shumë vështirë. Fitoren e fundit kundër Bayernit e ka shënuar me 26 janar të vitit 2007 në Dortmund me rezultat 3:2. Bayerni tashmë me potencialin që ka të futbollistëve është më i mirë dhe në të gjitha pikëpamjet llogaritet favorit i plotë. Pavarësisht se bavarezët në çdo pikëpamje janë më të mirë, nuk do të kenë edhe aq lehtë ndaj një Dortmundit që mund të befasojë kur më së paku edhe pritet. Bayern renditet ne vendin e dytë me 45 pikë aq sa ka edhe lideri, Leverkuseni, kurse Dortmundi zë vendin e pestë me 36 pikë. Bochumi i futbollistit shqiptar, Mërgim Mavrajt, ka punë shumë të vështirë ndaj Hoffenheimit. Bochumi kërkon fitore që të largohet sa më larg pjesës së poshtme të tabelës, ndërsa Hoffenheimi është njëra prej skuadrave që më mirë luan jashtë fushës së vet. Lideri i tabelës, Leverkuseni pret fitore ndaj kampionit në fuqi, Wolfsburgut dhe ta ruajë kreun e tabelës. Leverkuseni është në formë të mirë, por jo edhe kampioni, që tashmë e sa javë nuk po dëshmon stabilitet në lojë. Futbollisti shqiptar, Valdet Rama, me Hannoverin në stinorin pranveror kanë pasur paraqitje të dobëta, në ndeshjen që do të kenë para adhuruesve është një prej sfidave shumë të vështira përballë Werderit nga Bremeni. Werderi udhëton vetëm për fitore dhe të ruajë hapin për vend të katërt.

Takimet e javës së 22-të

E shtunë

Leverkusen - Wolfsburg 15:30
Stuttgart - Hamburger 15:30
Bochum - Hoffenheim 15:30
Hannover - Werder 15:30
Hertha - Mainz 15:30
Bayern – Dortmund 18.30

E diel

Schalke - Köln 15:30
Frankfurt - Freiburg 17:30