09 shkurt 2010

Bayern, klubi i fundit

Louis van Gaal ka bërë të ditur se Bayern Munich do të jetë klubi i tij i fundit. Më pas, trajneri holandez synon të drejtojë një kombëtare. “Besoj se Bayern do të jetë klubi im i fundit”, tha Van Gaal për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
“Pastaj do të shkoj për të jetuar në Portugali, prej ku do të pres thirrjen e ndonjë ekipi kombëtar”, shtoi ai. Van Gaal tashmë ka udhëhequr një kombëtare, atë holandeze, nga viti 2000 deri 2002, por nuk arriti të sigurojë kualifikimin për në Kampionatin botëror 2002.
“Ky ishte dëshpërimi më i madh i karrierës sime”, u shpreh ish trajneri i Ajaxit, i Barcelonës dhe i AZ Alkmaarit. Van Gaal po ashtu ka bërë të ditur se së fundi ishte kërkuar nga një kombëtare, Nigeria. “Nuk është hera e parë që kanë shprehur interesim për mua, por aktualisht jam i përqendruar në Bayern”, përfundoi ai.