09 shkurt 2010

Bardhezinjtë bëjnë “pazar” në Angli

Klubi bardhezi po kërkon t’i japë një zgjidhje problemit që ka të bëjë me mbrojtjen. Në pritje të sezonit të ri, Juventusi i ka kthyer sytë nga Anglia, në kërkim të përforcimeve. Sipas shtypit britanik, “Zonja e Vjetër” duket se ka vënë në shënjestërn e saj dy mbrojtës: Garet Beil, njëzetvjeçari që luan me Totenhemin, dhe Martin Skërtel, 25-vjeçari sllovak i Liverpulit.
Sipas mediave angleze, bardhezinjtë duket se kanë përgatitur një ofertë prej 13 milion eurosh për talentin e Totenhemit, i cili, pavarësisht moshës së re, është grumbulluar 22 herë me kombëtaren (ka debutuar në moshën 16 vjeç). Më e ulët, gjithmonë sipas shtypit britanik, ka qenë oferta për Skërtel (8 milion euro), ish-lojtar i hokeit në akull, tani është një element thelbësor në formacionin e Rafa Benitezit. Sllovaku, që ka luajtur në të shkuarën me Zenitin e Shën Petërburgut, është grumbulluar 37 herë me kombëtaren e tij.