09 shkurt 2010

Ballack: Wengerit i pëlqen të gjej arsye

Mesfushori gjerman i Chelseat Michael Ballack ka deklaruar se parashikueshmëria e Arsenalit solli dhe gjunjëzimin e tyre, në disfatën ndaj Chelseat 2-0 në Stampford Bridge.
“ Ne dëshironim ta bënim punën tonë. Ne e ditëm se si do të luaj Arsenali. Është gjithnjë stili i njëjtë. Nëse luani taktika si ne, ju mund ti mposhtni ata.”
“ Këtë sezonë dhe sezonin e kaluar Arsenali tregoi se nuk është në gjendje të fitoj kampionatin.”
Dje pas ndeshjes Wenger deklaroi se nuk ka parë asgjë nga Chelsea, dhe kësaj i përgjigjet ashpër legjenda gjermane.
“ Wengerit gjithnjë i pëlqen kur humb të gjejë arsye, por futbolli nuk është posedim i topit ose një pasim i mirë, futbolli është të fitosh ndeshje dhe kjo është ajo çfarë bëri Manchester Unitd ndaj tyre dhe ne.”
“ Ne fituam sepse ishim shumë efektiv dhe kjo ishte strategjia jonë. Futbolli është përzierje e fitoreve dhe futbollit të mirë fizik, por dhe teknik.”
“ Nëse shikoni tani, ju duket sikur është një garë për titull mes nesh dhe Manchester Unitedit. Por, katër javë më parë, ka qenë shumë më ndryshe situata dhe keni mundur të shihni se sa shpejtë ndryshohet gjendja, kur ekipet humbasin pikë.” Përfundoi Ballack.