09 shkurt 2010

Balardini drejt largimit, gati Reja

Duket se ka ardhur në fund aventura e Balardinit në drejtim të Lacios, pas humbjes në “Olimpiko” kundër Katanias, që i ka çuar bardhekaltrit në vendin e tretë nga fundi. Lotito është vënë në kërkim të zëvendësuesit dhe kandidati numër një është Reja, aktualisht në drejtim të Hajdukut: presidenti i Lacios duket se është i gatshëm të paguajë edhe klauzolën prej 500 mijë eurosh, që parashikohet në kontratë, për të liruar menjëherë ish-teknikun e Napolit. Reja ka lënë pas Arrigonin, që është i lidhur akoma me Bolonjën. “Nuk mund t’i komentoj këto zëra, jam një vartës i klubit të Hajdukut”, ka thënë Edi Reja, i cili do të kthehej me vrap në Itali. Pritet vetëm miratimi i klubit kroat. Përveç Arrigonit, që Bolonja nuk do ta lërë të lirë për të përforcuar një kundërshtar direkt, është përmendur edhe emri i Trapatonit. Një hipotezë e pamundur kjo, pasi trajneri i Irlandës, në javët e kaluara, i ka thënë “jo” Juventusit.