12 shkurt 2010

Bajrami shënoi në fitoren e lartë të Elfsborgut

Skuadra e futbollit Elfsborgu nga Suedia në turneun e futbollit që po zhvillohet në Spanjë shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër skuadrës suedeze, Kalmari. Emir Bajrami ka qenë njëri nga protagonistët më të mirë në lojë dhe që ka shënuar gol në minutën e 78-të për rezultatin përfundimtar, 3:1. Golat e fitores për Elsborgun i shënuan Keene (49’), Izhizaki (58’) e Bajrami (78’) dhe për Kalmarin realizoi: Israelsson (52’). Elfsborgu me Bajramin janë në formë të mirë dhe në bazë të lojërave që po dëshmojnë qysh tashmë janë të gatshëm për edicionin e ri të garave në Superligën e Suedisë.