12 shkurt 2010

Atletico - Sevilla, finalja e Kupës së Mbretit

Edhe pse ka pësuar humbje me rezultat 3-2 si mysafir i Racing Santanderit, Atletico Madridi është kualifikuar në finale të Copa del Rey, falë fitores së thellë në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Takimi i parë i zhvilluar në Vicente Calderon, përfundoi me rezultat 4-0 në favor të kryeqytetasve, që do të thotë se Atletico kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm 6-3.
Santanderi arriti ta përmbyste rezultat prej 2-1 të mysafirëve, përkundër se nga minuta e 69-të luajti me një lojtar më pak në fushë, mirëpo kjo nuk mjaftoi për të siguruar finalen.
Finalisti tjetër i Kupës së Mbretit është Sevilla, pasi e ka eliminuar Getafen me rezultat të përgjithshëm 2-1 (2-0 dhe 0-1).