09 shkurt 2010

Athletico, Ndihmë !

Kaka ishte plot buzqeshje pas golit të shënuar ndaj Espanyolit, dhe në një konferencë për shtyp sot pas stërvitjes, ai shpreson se rivali lokal Athletico Madrid do ti ndihmoj ekipit të tij, duke e mposhtur Barcelonën në fundjavë.
“ Goli ishte shumë i veçantë sepse kishte disa muaj që kur e shënova golin e fundit. Ndaj Espanyolit, ishte lojë e mirë, dhe u ndjeva mëi lirë. Ditë për ditë po më përmirësohet kondicioni dhe mund të shihni gjëra shumë më të mirë prej meje.”
Lëndimi i fundit i Kakas është debatuar shumë në mediumet spanjolle, pasi që disa mjekë konstatuan se ai është lëndim i përjetshëm, dhe Kaka mohon të gjitha spekulimet.
“ Nuk jam i lënduar. Në Real Madrid është e zakontë të kesh presion. Pyetja tjetër…” theksoi në mënyrë ironike Kaka
“ Kemi krijuar identitetin tonë të lojës. Ne po luajmë shumë mirë. E vetmja gjë që na mungon është të luajmë njëjtë në 90 minuta. Ndaj Espanyolit e përfunduam punën në pjesën e parë, dhe në të dytën u relaksuam. Kjo është çështje mentaliteti që do të imponohet me kohën.”
Kaka foli dhe për derbin europian të fundjavës kur Barcelona udhëton në Vicente Calderon për tu takuar me rivalin lokal të Real Madridit, Athleticon.
“ Do të ishte mirë nëse Athletico na ndihmon. Ajo është një ndeshje shumë e rëndësishme.” Përfundoi Kaka.