11 shkurt 2010

Arshavin: Për titull, duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

Andrei Arshavin thotë se Arsenali duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura nëse dëshiron të ketë gjasa për ta fituar titullin e Ligës Premier.
Të mërkurën mbrëma, Arsenali shënoi fitore, ndërsa Chelsea u mposht, kështu që mesfushori rus thotë se ekziston mundësia që Topçinjtë të shpallen kampionë.
“Pas këtyre rezultateve, kjo duket e mundshme. Diferenca në pikë është zvogëluar në gjashtë”.
“Kuptohet, rezultati kundër Liverpoolit është i mirë për ne, por nëse duam që të bëhemi kampionë, do të duhet që të fitojmë në të gjitha takimet e mbetura. Është vështirë të thuhet nëse kjo është e mundur”, ka thënë Arshavin