05 shkurt 2010

Arshavin: Nuk duhet të luaj si sulmues

Andrey Arshavin mendon se nuk shfrytëzohen si duhet aftësitë e tij tek Arsenali, pasi që trajneri Arsene Wenger e detyron atë të luajë si sulmues.
“Nëse Arsenali dëshiron të bëhet kampion, si mund ta vendosë Arshavinin si qendërsulmues?”, citohet rusi nga Daily Mail.
Arshavin e kupton arsyen pse luan si sulmues, duke qenë se Robin van Persie është i lënduar, mirëpo ai thotë se duhet të luajë prapa dy sulmuesve, nëse kërkohet nga ai që të shfaqë lojë të mirë.
Sipas, Arshavin vetëm në këtë mënyrë Topçinjtë mund të jenë të suksesshëm, pasi që pozita e sulmuesit është frustuese për të. /