09 shkurt 2010

Arshavin: Drogba ishte i pandalshëm

Ylli i Arsenalit, Andrey Arshavin, thotë se topçinjtë nuk arritën ta ndalojnë Didier Drogban gjatë takimit të së dielës.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi të dy golat e fitores 2-0 të Chelseat ndaj Arsenalit në Stamford Bridge, për ta nxjerrë këtë të fundit nga gara për titull.
“Një prej arsyeve për humbjen tonë është se ne nuk ishin në gjendje të përballemi me Drogban. Tash ka vetëm një gjë për t’u bërë – të përgatitemi për Liverpoolin”, ka thënë Arshavin./