10 shkurt 2010

Arsene Wenger ma shpëtoi jetën

Bossi i top çinjve është babai i shumë të rinjve…
Kur Sancehez Watt bëri debutimin e tij për Arsenalin ndaj WBA shtatorin e kaluar, ai bëri me dije se ajo kurrë nuk do të harrohej.
Ai shënoi në minutën e 68 për të dërguar më tej Arsenalin në League Cup, por po të mos ishte Wenger ai mendon se nuk do të ishte këtu. Ai u shpërngul nga Londra lindore (aty ku shesin drogë dhe bëjnë krime) dhe shkoi te zona e Emirates.
“ Nuk është jetë e lehtë në Hackney. Shumë njerëz bëjnë krime dhe jetojnë në rrugë, por mua nuk më pëlqeu ajo.”
“ Unë njoh shumë lojtarë ndaj të cilëve kam luajtur në nivele të vogla që i kanë hyrë rrugës së gabuar.”
“ Shumica prej tyre shesin drogë, bëjnë krime dhe ata më kanë thënë ‘ djalosh, merru me futboll, është më e shëndetshme, dhe të ndihmon të shikosh më shumë familjen.”
“ Unë nuk doja të jetoja në rrugë, dhe të shisja drogë e më pas të përfundoja në burg, unë i falenderohem Wengerit që jam gjallë.”
“ Ai është shumë intelegjent, shumë i drejtë. Ne të gjithë e shohim si babain tonë. Çfarëdo që thotë ai është me domethënie. Ai të jep mjaft besim.” Përfundoi Watt.
Wenger nga ana tjetër ju përgjigj në ueb sajtin zyrtar të Arsenalit duke e thënë:
“ Ai më pëlqen sepse më duket si lojar i rrugës.” Theksoi Wenger