09 shkurt 2010

Arrestohet sulmuesi i Stokes

Sulmuesi Rikardo Fuler i Stok Sitit, është arrestuar në orët e para të ditës së diel, pas një incidenti që ka ndodhur në një klub nate. Lajmi është bërë publik nga klubi anglez dje. Stok Siti ka konfirmuar se lojtari i tyre është arrestuar në një klub në Hanlei, pranë Stokut. Policia e Stafordshire ka thënë se është arrestuar një 30-vjeçar me dyshimin se ka sulmuar dikë tjetër. Fulet kishte luajtur para disa orësh në fitoren 3-0 kundër Blekbërnit, një ndeshje që do të mbahet mend për vdekjen e një tifozi të Blekbërnit. Një 25-vjeçar nga Prestoni është arrestuar në lidhje me atë incident.