09 shkurt 2010

Aquilani nuk luan kundër Arsenalit

Mesfushori i Liverpoolit, Alberto Aquilani, nuk ka mundur të shërohet nga një infeksion me virus, ashtu që nuk do të luajë në Emirates kundër Arsenalit.
Konfirmimin për mungesën e italianit e ka bërë vetë trajneri Rafael Benitez, i cili ka thënë se ai është i dobët fizikisht si pasojë e sëmundjes dhe vjelljes, ashtu që nuk është në gjendje të udhëtojë në Londër.
Në ndërkohë edhe treshja Fernando Torres, Yossi Benayoun dhe Glen Johnson nuk janë në dispozicion të trajnerit.