09 shkurt 2010

Anderson do të luftojë për vendin e tij

Mesfushori i Manchester Unitedit, Anderson, është paraqitur vetëm në 13 ndeshje të Ligës Premier këtë sezon, mirëpo ai është i vendosur që të zë vend në formacionin bazë të Alex Ferguson.
“Asnjë futbollist nuk është i lumtur kur është jashtë skuadrës. Nëse nuk shqetësohesh që je në bankën rezervë ose në tribuna, atëherë nuk do të jesh i suksesshëm, sidomos në një klub si United”.
“Do të më pëlqente të startoja në çdo ndeshje, por kur kjo nuk ndodh, unë i mbështes kolegët e mi, sepse ne jemi një skuadër dhe qëndrojmë pas njëri-tjetrit”, ka thënë braziliani për faqen zyrtare të United.